Bruno Fernandes ringjall Manchester United

Angli | 3 vite më parë

Ka mjaftuar një goditje e Bruno Fernandës, që Manchester United të gjejë fitoren 1-0 në transfertë, në fushën e Burnley në sfidën e fundit të së shtunës në këtë javë të 6 të Premier League.

Ten Hag mbështetet te Hojlund dhe Mejbri për të ringjallur fatin e Djajve të Kuq, ndërsa Kompany kërkoi pikë të çmuara për të lëvizur Burnley-n nga një pikë në renditje. Rashford, Bruno Fernandes dhe Amdouni patën menjëherë mundësitë për të dalë nga ngërçi, por nuk arritën të ishin efektivë në finalizimet e tyre. Vendasit goditën shtyllën në mënyrë të bujshme në minutën e 17-të, ndërsa tetë minuta më vonë Evans shënoi me kokë, por pozicioni jashtë loje i Hojlund, i konsiderohet aktiv, çoi në anullimin e golit me ndihmën e VAR-it.

Ishte thjesht çështje kohe, pasi 0-1 mbërriti  në goditjen e 45’, kur Bruno Fernandesi gjen një diagonale perfekte. Në minutën e 75-të Larsen kërkoi golin e barazimit, por Onana dhe mbrojtja mbajtën portën e paprekur, pavarësisht presionit të Burnley-t. United tani ka nëntë pikë, ndërsa vendasit mbeten në fund të tabelës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme