“Bujqësia e zgjuar”, prodhimi më cilësor dhe më i kërkuar nga tregu

Ekonomi | 3 vite më parë

“Bujqësia e zgjuar” ka nisur të japë frytet e veta pas disa vitesh aplikimi në rajonin e Korçës.

Ferdinand Aliu është një fermer i cili kultivon mollën në zonën e Dvoranit në Korçë. Në pemëtoren e tij me sipërfaqe rreth 10 hektarë ai është duke aplikuar teknikat e bujqësisë së zgjuar.

Falë saj ka nisur të marrë një prodhim më cilësor, të cilin thotë se e kërkon më shumë tregu i huaj, por edhe vendasit.

“Kohët e fundit, nëpërmjet një projekti të mbështetur nga organizmat ndërkombëtarë, kemi një pajisje që mat temperaturën, lagështirën, që të mund të ndërhyjmë për mbrojtjen e pemëve frutore. Me këtë teknologji shmangim trajtimet kimike për konsumatorët,” tha fermeri.  

Në rajonin e Korçës janë mjaft fermerë potencialë, por edhe fermerë më të vegjël të cilët kanë përqafuar teknologjitë e reja në aspektin e kultivimit dhe mbrojtjes së bimëve, çka ka bërë që të sigurojnë një prodhim më cilësor dhe me më pak mbetje kimike, një prodhim që gjithnjë e më shumë po i afrohet bujqësisë organike, çka është edhe një nga kërkesat e Bashkimit Europian, por edhe të tregut europian.

Gazetare: K. Koçi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme