Bursa Shqiptare e Energjisë i bashkohet EUROPEX

Ekonomi | 5 vite më parë

Bursa Shqiptare ALPEX i është bashkuar EUROPEX-it si duke u bërë anëtari i 31- të i këtij organizmi. E themeluar më 5 tetor 2020 dhe me seli në Tiranë, Shqipëri dhe Kosovë, ALPEX është një ndërmarrje e përbashkët ndërmjet Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Shqipërisë (OST) dhe Kosovës (KOSTT).

Kjo bursë punon dhe për t’u bërë Operator i Nominuar i Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO). Si Shqipëria ashtu edhe Kosova janë Palë Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë dhe janë zotuar të zbatojnë Modelin Evropian të synuar për tregjet e energjisë elektrike.

Duke fituar tenderin, bashkimi i tre operatorëve nga shteti fqinj Greqia, është fituesi i ofruesit të shërbimit në Bursën Shqiptare. Ofruesi i shërbimit do t’i mundësojë ALPEX platformën e tregtimit të energjisë elektrike, e përshtatshme për t’u aksesuar në tregjet europiane. Ofruesi grek i shërbimit do të garantojë që ALEPX, sipas modelit europian, të organizojë tregun e ditës në avancë dhe brenda së njëjtës ditë si fillim për tregun e Shqipërisë dhe më pas bashkimin e tregjeve Shqipëri-Kosovë.

Christian Baer, ​​Sekretari i Përgjithshëm i Europex, komentoi:  “Është inkurajuese të shohësh zhvillime të tilla pozitive të tregut brenda Komunitetit të Energjisë. Ne mezi presim të punojmë me CEO të ALPEX dhe ekipin, për të lehtësuar ndarjen e njohurive dhe për t’i mbështetur ata në ambiciet e tyre për të ndihmuar në integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Kosovës me BE-në e vetme evropiane”.

/rtsh,al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme