Buxheti 2023/ Çuçi: Rrisim pagat për 7 mijë punonjës policie

Politikë | 4 vite më parë

Gjatë 2023 rritje të pagave përveç ushtarakëve do të ketë edhe për Policinë e Shtetit me 15 %. Nga kjo rritje tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi do të përfitojnë 7 mijë punonjës.

Duke diskutuar për buxhetin 2023, Çuçi tha se ekonomia po përballet me kërcënime për shkak të krizës, por që buxheti për vitin e ardhëm është realist dhe adreson këto problematika.

“Bëmë të mundur të rrisim pagat për mbi 7 mijë punonjës të policisë së shtetit në masën mbi 15%. Kjo është një rritje, më e madhja e bërë në një moment të caktuar. Këtë rritje do ta garantojmë në mënyrë të qëndrueshme me buxhetin e 2033 dhe më tej. Buxheti është realist edhe ndaj kërcënimeve të tjera që i vijnë Shqipërisë. Një nga këto janë sulmet kibernetike të ardhura nga Irani”, tha Çuçi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme