Buxheti 2023/ Meta: Aferë e errët, godet interesat e qytetarëve

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar buxhetin për vitin 2023 është një aferë e errët që godet shtresat në nevojë. Gjatë një deklaratë për mediat, meta tha se një buxhet sa për 10 ministri shkon për të larë borxhin që sipas tij është grabitur nga korrupsioni.
“Ndërkohë që një aferë e tillë e errët godet interesat publike dhe financat e shqiptarëve akoma më dramatike paraqitet situata me buxhetin e shtetit për vitin 2023. Ky Buxhet parashikon 1.9 miliard Euro për interesat, shërbimin dhe kthimin e borxhit, pra një buxhet sa për 10 ministri shkon vetëm për të larë borxhet të cilat vetëm janë grabitur nga korrupsioni dhe nuk kanë prodhuar asnjë zhvillim apo tërheqje investimesh. Ky Buxhet nuk jep asnjë mbështetje shtresave më të dobëta ekonomikisht. Jepen vetëm 1.2 miliard lekë shtesë për pensionet ose me një rritje 0.7% që do të thotë vetëm disa qindarka në ditë. Ndihma ekonomike rritet 10% që do të thotë sërish një qëndrim i turpshëm pasi bëhet vetëm disa qindarka në ditë. Nuk ka asnjë rritje në pagesat për papunësinë dhe asnjë pagesë mbështetje për shtresat e varfra lidhur me rritjen e çmimeve”, tha Meta.
Meta ka folur edhe për Portin e Durrësit, ku sipas tij Rama po kërkon të amnistojë paratë e pista.
“I është dhënë kompanive offshore të riregjistruar në ishujt Virgine të Britanisë. Pra, prona strategjike më e rëndësishme e Shqipërisë nuk dihet në duart e kujt ndodhet, pasi nuk njihen as pronarët dhe as kapitalet e origjina e tyre”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




