Bylisi tregon forcën me Kastriotin, Tomori barazon me Lushnjën

Futboll Vendi | 3 vite më parë

Janë luajtur sot dy ndeshje të Kategorisë së Parë ku Bylisi ka treguar forcën përballë Kastriotit duke fituar me rezultatin 3-1, ndërsa Tomori me pretendime nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola përballë Lushnjës në vend të tretë nga fundi.

Në “Adush Muça”, ballshiotët arritën të zhbllokojnë sfidën në minutën e 22-të me golin e shënuar nga Lajthia. Krutanët dhuruan surprizën në minutën e 75-të me golin e Kodrës, por që nuk zgjati shumë pasi vendasit rikthyen edhe njëherë avantazhin në minutën e 80-të me anë të Ruçit, ndërsa mbylli të gjitha llogaritë Emini në minutën e pestë të shtesës.

Bylisi ndodhet në vend të parë ne klasifikim me 16 pikë, ndërsa Kastrioti në vend të shtatë me 6 pikë.

Ndërkohë, në Berat skuadra vendase e Tomorit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 përballë Lushnjës. Një ndalesë e papritur për vendasit që kanë shfaqur pretendime në këtë sezon, ndodhen në vendin e pestë me 9 pikë. Një pikë me shumë vlera për lushnjarët që notojnë në ujra të turbullta, të tretët nga fundi me 4 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme