Ceferin: Të gjithë të kënaqur me formatin e ri, Superliga nuk ekziston

Futboll Bota | 1 vit më parë

“Të gjithë, përveç kritikëve të zakonshëm, janë shumë të kënaqur me Ligën e re të Kampionëve. E kemi bërë më interesante. Dita e fundit e fazës së parë ishte elektrizuese me çdo gol që ndryshonte gjithçka. Jo vetëm Champions, por edhe Europa League dhe Conference League janë fantastike me grupin e vetëm”. Është kjo deklarata e bërë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

I pyetur nëse kjo formulë do t’i jepte fund Superligës, ai u përgjigj: “Superliga nuk ekziston. Fjala e fundit për Superligën është thënë shumë kohë më parë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme