Gjirokastër, ekspozitë për restaurimin e banesave historike, studentët e arkitekturës prezantojnë projektet për ruajtjen e trashëgimisë

Kulturë | 5 minuta më parë

Në kalanë e gurtë  është çelur Ekspozita studentore “Restaurimi i Banesave në Gjirokastër” , ku u  prezantuan projektet e realizuara nga studentët e vitit të katërt të programit Arkitekturë .

Sipas Pedagoges, Malvina  Istrefaj e cila  ka ndjekur gjithë procesin e punës në terren, dokumentimi i detajuar i këtyre objekteve është një hap i domosdoshëm për ruajtjen e trashëgimisë së qytetit .

“Krahas dorëzimit të projektit në këtë lëndë, studentët përgatisin edhe një poster prezantues të projektit të tyre, ku përfshihet edhe një propozim për restaurimin në të ardhmen. Për t’i njohur nga afër qytetarët edhe me këto lloj propozimesh, aktivitetin e zhvillojmë edhe në kala. Në këtë rast, kemi pasur edhe ambiente të tjera brenda qytetit të Gjirokastrës”, u shpreh Istrefaj.

Nga ana tjetër studentët shprehen se dokumentimi ,  eshte një pjesë e rëndësishme e praktikës së tyre në terren.

“Kemi marrë disa banesa të kategorisë së parë dhe të dytë për të bërë studimet e duhura. Unë personalisht kam ndërtesën e Puto-Galanxhit. Është një monument i kategorisë së dytë. Ndodhet në gjendje jo të mirë, por po punojmë shumë fort për të evidentuar karakteristikat e saj kryesore arkitektonike”, tha një studente.

Organizatorët synojnë që kjo nismë të vijojë edhe në zona të tjera me vlera të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë studentët në projekte konkrete dokumentimi dhe restaurimi.

Gazetare : Enkeleda Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme