Çelsi “harron” sanksionet dhe mund Noruiçin

Angli | 5 vite më parë

Sigurisht që nuk ishte mbrëmja perfekte për të dalë në fushë për Chelsean pas lajmit për ngrirjen e aseteve personale të Roman Abramovich: një vendim, ai i qeverisë angleze, që do të ndikojë shumë në të ardhmen e klubit londinez. Megjithatë, blutë me guxim menduan ekskluzivisht për fushën në javën e 30-të të Premier League.

Në Carroë Road, në fushën e fundit të klasës, djemtë e Tuchel mundën Norëich që në fillim të ndeshjes dhe forcuan pozitën e tyre në vendin e tretë në renditje. Në minutën e 3-të, portieri Krul nuk del në këndoren e goditur nga Mount drejt shtyllës së afërt, Chalobah nuhat dhe godet me kokë për 0-1.

Rezultati që ndryshon sërish 11 minuta më vonë: Mason Mount, asistuar nga Havertz, shmang ndërhyrjen e Kabak dhe godet me të djathtën duke e dërguar topin nën kryqëzimin e shtyllave, 0-2 që mbyll dhe pjesën e parë. Pjesa e dytë nuk e ndryshoi shumë skenarin: Mount gati shënoi dy herë, por Krul u tregua i vëmendshëm. Vuajtja në finale, kur Pukki konverton penalltinë 1-2 me 20′ nga fundi (Chalobah prek topin me dorë). Megjithatë, Havertz nënshkruan 1-3 përfundimtare në 90′.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme