Ceremonia në Presidencë/ Ervin Demo betohet si ministër i Punëve të Brendshme

Ervin Demo është betuar këtë të premte ( 18 shtator) si ministër i Punëve të Brendshme, në një ceremoni të zhvilluar në Presidencë. Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar, ndërsa më pas u lexua dekreti i Presidentit për emërimin e Demos në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në dekret thuhet: “Me propozim të Kryeministrit, dekretoj: Z. Ervin Demo emërohet ministër i Punëve të Brendshme. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.”
Pas leximit të formulës së betimit, me dorën mbi Kushtetutë, Ervin Demo u betua në detyrën e re dhe më pas nënshkroi aktin shkresor të betimit.
Demo merr drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme pas dekretimit të tij nga Presidenti, duke nisur zyrtarisht detyrën në këtë post.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




