Çështja e detit me Greqinë, Meta: Nuk i kam dhënë autorizim Ramës!

Presidenti Ilir Meta ka risjellë sërish në vemendje çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pas një takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët i kanë shprehur shqetësimet lidhur me çështjen e negociatave me Greqinë, për delimitimin e zonave detare midis dy vendeve, zoti Meta ka deklaruar se i ka informuar se Kryeministri në detyrë, Edi Rama, nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë autorizim nga Presidenti i Republikës. Sipas zotit Meta ky hap duhej hedhur sipas detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare.
Presidenti Meta siguron të gjithë qytetarët shqiptarë se do të vijojë të ushtroj detyrat e tijme përgjegjësinë maksimale shtetërore e kushtetuese dhe se nuk do të pranojë për asnjë çast të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Shqipërisë nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



