Çështja “McGonigal”, Belinda Balluku: Pasaportën diplomatike, Dorian Duçkës nuk ia ka dhënë Edi Rama

Politikë | 4 vite më parë

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku duke folur për çështjen “McGonigal”, ka deklaruar në Kuvend se pasaportën diplomatike, Dorian Duçkës nuk ia ka dhënë kryeministri Edi Rama, por e ka marrë në cilësinë e ish-zëvendësministrit të Energjisë në vitin 2015.

Sipas Ballukut, pasaporta diplomatike nuk i është tërhequr pasi vlen i njëjti rregull edhe pë ata që kanë qenë deputetë dhe ish-ministra.

Balluku vuri në dukje se Dorian Duçka nuk ka pasur asnjë detyre shtetërore për të sjellë zyrtarë të ndryshëm në Shqipëri, por vetëm pasaportën diplomatike që skadon në vitin 2025.

“Ka një gjë që dua ta sqaroj se ju kam dëgjuar 100 herë dhe u interesova për të kuptuar për sa i përket ofiqeve diplomatike të Dorian Duçkës. Dorian Duçka ka marrë një pasaportë diplomatike në vitin 2015 si zëvendësministër i Energjisë, e cila është vlefshme deri në vitin 2025.

Dhe pyetja që mund të shtrohet se përse nuk është tërhequr, sepse nuk i është tërhequr asnjë ish-deputeti apo ish-ministri edhe nga radhët tuaja, pasaporta diplomatike që kanë marrë kur kanë qenë në detyrë.

Kështu që pasaportën diplomatikën Dorian Duçkës meqenëse u interesova sot, nuk ia ka dhënë Edi Rama as për të sjellë Gon Nezën, që e keni ju më shok, dhe as për të sjellë Mcgonigalin.

Kështu që kjo është një gjë që duhet ta sqarojmë. E ka marrë për shkak të detyrës dhe siç e mbajnë sot ministrat tuaj ashtu e ka edhe Dorian Duçka. Nuk e ka marrë për asnjë lloj ofiqi zyrtar dhe këtë duhet ta shënoni mirë meqënëse keni pyetje vazhdimisht”, u shpreh Balluku në Kuvend.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme