Çfarë drame për Realin, eliminohet nga Kupa e Mbretit

Spanjë | 6 vite më parë

E jashtëzakonshme ajo që u shfaq në El Collao. Loja e shkëlqyer e José Juan, krenaria e jashtëzakonshme e Alcoyano, performanca e turpshme e Real Madrid … Fundi i Zidane?

Të besuarit e trajnerit Zidane u paraqitën në Kupën e Mbretit me shumë ndryshime, ndoshta nuk e kishin vlerësuar si duhet kundërshtarin, Alcoyano, pjesë e kategorisë së tretë në Spanjë.

Odegaard, Odrizola, Militao apo dhe Marioano ishin thirrur në komandë, për të përballuar raundin e tretë të Kupës së Mbretit. Fundi i pjesës së parë solli dhe avantazhin e madrilenëve, me golin e shënuar nga Militao, 1-0. Por vetëm dhjetë minuta para fundit të sfidës, vendasit arritën të barazojnë me anë të Solbes, 1-1.

Një gol që u dha zemër vendasve, duke ruajtur me fanatizëm barazimin dhe duke e dërguan ndeshjen në shtesë. Vendasit, në minutën e 110-të humbën shërbimin e Lopez(dy kartona të verdhë), duke mbetur me dhjetë lojtarë.

Por kjo nuk i ka penguar aspak që të surprizojnë një skuadër me emër të madh si Reali.Në minutën e 115-të është Casanova që ka firmosur kapitullimin e skuadrës së Zidane me golin e shënuar, 2-1. Një eliminim i tmerrshëm, që lëkund akoma më shumë pozitat e trajnerit francez në stolin e madrilenëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme