Çfarë po ndodh në Kolombi? Përshkallëzohen protestat 800 njerëz të plagosur e mbi 90 të zhdukur

Dhjetra njerëz kanë vdekur dhe rreth 90 janë zhdukur pas një goditjeje brutale të policisë në protestat anti-qeveritare në Kolombi.
Bashkimi Evropian u ka kërkuar policëve të ndalojnë së qeni kaq të rëndë, ndërsa zyrtarët e të drejtave të njeriut janë “thellësisht të alarmuar” nga raportet e të shtënave nga policia.
Kryebashkiakja Claudia López kërkoi ndihmën e ushtrisë për të ruajtur stacionet, duke e quajtur dhunën “të papranueshme”.
Të paktën 24 persona, përfshirë një oficer policie, kanë vdekur që nga fillimi i protestave.
Policia besohej të ishte përgjegjëse për të paktën 11 nga ato vdekje, tha avokati i popullit i Kolombisë. Më shumë se 800 njerëz janë plagosur në përleshjet midis policisë dhe demonstruesve ndërsa më shumë se 90 të tjerë raportohen si të zhdukur.
Zyrtarët e qytetit të Bogotá thanë se 25 poste komando policie të reagimit të menjëhershëm, të njohur si CAI për inicialet në Spanjisht, ishin sulmuar gjatë natës.
Protestat vazhdojnë në të gjithë Kolumbinë, me dhjetëra njerëz që kanë vdekur që prej fillimit të tyre
Një CAI u dogj me 15 oficerë brenda, të cilët arritën të shpëtonin të gjallë, tha Z. López. Pati gjithashtu raporte të policisë që u qëllua dhe u sulmua nga njerëz me thika, shtoi ajo.
Të mërkurën, zyrtarët e qytetit thanë se nata e dhunës në të gjithë Bogotá kishte lënë të plagosur 30 civilë dhe 16 oficerë policie. Incidente u raportuan gjithashtu në qytete të tjera, përfshirë Cali, ku përleshjet kanë qenë më të dhunshmet.
Pse po protestojnë njerëzit?
Demonstratat filluan në 28 Prill dhe fillimisht ishin në kundërshtim me reformën tatimore që qeveria tha se ishte thelbësore për zbutjen e krizës ekonomike të vendit. Protestat mbarëkombëtare ishin fillimisht kundër projekt-ligjit të anuluar të reformës tatimore.
Tubimet u organizuan nga sindikatat më të mëdha, por u bashkuan gjithashtu nga shumë njerëz të klasës së mesme që kishin frikë se ndryshimet mund t’i shihnin ato në varfëri. Pothuajse gjysma e popullsisë së vendit tani jeton në varfëri, me pabarazi të përkeqësuara nga pandemia.
Të dielën, presidenti Iván Duque njoftoi se do të tërhiqte projekt-ligjin. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të ndaluar protestat, të cilat janë bërë një thirrje e gjerë për përmirësime në sistemin e pensioneve, shëndetit dhe arsimit të Kolombisë, si dhe kundër asaj që demonstruesit thonë se është përdorimi i tepruar i dhunës nga forcat e sigurisë. (A.Lleshi)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




