Charles në syrin e kritikave, vizitoi babanë e sëmurë me Covid në spital

Botë | 6 vite më parë

Princi Charles është përballur me një lumë kritikash pas vizitës që i bëri të atit 99-vjeçar në spital teksa ky i fundit po trajtohet kundër Covid 19.

E gjithë mëria në mediat sociale lidhet me faktin se askush nuk lejohet të vizitojë të afërmit e tyre në spital kur trajtohen nga Covid.

Filiph, Duka i Edinburgut dhe Mbretëresha Elisabet kanë marrë gjatë muajit janar dozën e parë të vaksinës, por si sot, një javë më parë ai u shtrua në spital pasi shfaqi shenja të sëmundjes./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme