Chelsea “fluturon” me Giroud e Werner

Angli | 6 vite më parë

Timo Werner i dha fund thatësirës së tij të golit në Premier League ndërsa Chelsea kaloi në një fitore të pestë radhazi në të gjitha garat nën drejtimin e trajnerit të ri, Thomas Tuchel me një sukses 2-0 ndaj Newcastle.

Olivier Giroud, i cili erdhi nga pankina më përpara se sa pritej për të bërë paraqitjen e tij të 100-të në Premier League, duke zëvendësuar Tammy Abrahamin e dëmtuar, hapi rezultatin në minutën e 31-të, Werner luajti rolin kryesor në krijimin e mundësisë.

Tetë minuta më vonë ishte gjermani që përshëndeti rrjetën, duke lënë pas krahëve periudhën e vështirë pa gol.

Chelsea hoqi këmbën nga gazi në pjesën e dytë dhe e pa fitoren të sigurohej lehtësi për të lëvizur mbi Liverpool, në vendin e katërt,  krah për krah me West Ham, me nga 42 pikë.

Suksesi i radhës për trajnerin gjerman, dora e tij te skuadra londineze tashmë është e dukshme.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme