Chelsea mposhtet nga Arsenali: Tuchel mbetet i katërti

Goditje në transfertë për Arsenalin në raundin e 36-të të Premier League, që fiton 1-0 në fushën e Chelsea.
Spektakël në Stamford Bridge që i jep tri pikë skuadrës së Artetës, tani -1 nga Europa, dhe ngadalëson Blutë, të cilët qëndrojnë prapa Leicester duke mos arritur të shënojnë parakalimin e Foxes të cilët me suksesin e djeshëm ndaj United i dhanë titullin skuadrës së City-t.
Vendasit e nisin mirë sfidën dhe i afrohen golit me anë të Havertz, por pas çerekore lojë, e shikojnë veten në disavantazh, Smith Rowe bën një goditje të saktë. Reagimi i është besuar Mount, por është e nevojshme të pritet rikuperimi për të parë golin e barazimit me anë të Pulisic, i cili megjithatë anulohet nga Var.
Përpjekjet përfundimtare të vendasve kanë fatin kundër, Zouma dhe Giroud nuk e kanë fatin në anën e tyre. Në sinjalizimin e fundit është Chelsea zero, Arsenali një.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




