Chelsea, Pochettino: Broja nuk është gati

Angli | 3 vite më parë

Chelsea pret Brighton në Stamford Bridge nesër në mbrëmje në kuadër të Carabao Cup. Përpara ndeshjes, trajneri Mauricio Pochettino u pyet nëse Armando Broja mund të ishte në garë për të luajtur që në fillim, pasi erdhi nga pankina kundër Aston Villa të dielën për të bërë paraqitjen e tij të parë që nga nëntori i vitit të kaluar për shkak të një dëmtimi të rëndë.

“Ai nuk është gati për të nisur nga fillimi”, konfirmoi Pochettino. “Ai po e ndihmon ekipin dhe po bën mirë, por i duhet kohë që të jetë sërish në formë, që të mund të nisë ndeshjen nga fillimi. Unë mendoj se për 20 ose 30 minuta ai është në gjendje të ndihmojë ekipin, por ende nuk është gati për të nisur nga fillimi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme