Cigaret elektronike “dashuria false toksike”, mjekët: Dëmtojnë shëndetin dhe mbartin viruse

Sociale | 4 vite më parë

“Është e gjitha një aromatizues organik dhe natyral, është thjesht ujë me aromë”- kështu justifikohen fillimisht adoleshentët tek prindërit e tyre teksa nisin të përdorin cigaret avulluese vapor dhe bëhen përdorues të rregullt të tyre. Por askush nga prindërit nuk e njeh dëmin e madh në shëndet që priren të shkaktojnë ato pavarësisht se shohin tek fëmijët tyre ndryshimet e para si kollitje e vazhdueshme, fjetje jo të mirë, irritim dhe thatësirë të fytit.

Një studim global i OBSH vërteton se këto lloj cigaresh nuk janë të sigurta dhe të dëmshëm për shëndetin, si për përdoruesit ashtu edhe për kalimtarët.

Raporti i agjencisë së OKB-së thotë se ka prova të qarta që cigaret elektronike janë të rrezikshme, dhe se nuk ndihmojnë duhanpirësit të lënë duhanin. Këto studime kanë qartësuar se thithja e kimikateve që gjenden në cigaret elektronike duke përfshirë aerosolet që mbartin nikotinë mund të dëmtojë arteriet dhe të dëmtojë mushkëritë.

Mjekët thonë se përmes shkëmbimit të cigareve elektronike janë shtuar edhe infeksionet nga viruse të ndryshe siç është ai “Epstein Bar”.  

Agjencia e Kombeve të Bashkuara kërkon ndalimin e rreptë të tregtimit të këtyre produkteve, marketingun për të rinjtë dhe mospërdorimin në vendet e brendshme të punës dhe hapësirat publike.  Cigaret avulluese në thelb kanë krijuar një epidemi të përdorimit të duhanit për fëmijë, duke thyer norma të paprecedenta të përdorimit të duhanit në dekada.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme