Çipa: Konfederatë e opozitës? E kanë marrë me nge, s’ka kohë

Politikë | 3 vite më parë

Aleksandër Çipa  duke e vlerësuar nismën e opozitën për nismën e ndërmarr për ngritjen e një Konfederatë, ka paralajmëruar atë që koha po mbaron dhe viti i ardhshëm është një vit elektoral.

“Nisma për Konfederatën është një nismë për organizëm të opozitarizmit por unë mendoj që e kanë marr pak me nge. Kur them me nge e kam parasysh se koha po shkurtohet dhe viti tjetër është një vit elektoral”, theksoi Çipa.

Në studion e “3D-së, Çipa u shpreh se, partitë tona janë në  riminishencë me njëra-tjetrën, sepse duhet të kujtojmë që kur ish-lideri i PS-së, Fatos Nano vuante dënimin me burg, PS-ja vendosi një drejtim me bord ku ishin pesë N/Kryetarët e asaj kohe në parti dhe serish kishte flirte me PD-në e asaj kohe, ndaj dhe sot kujt do ja besojnë regjistrimin e kësaj Konfederate”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme