Çipa ngre alarmin: Në familjet tona, në periferi, ka krizë morale të patrajtuar

Analisti Aleksandër Çipa, ka ngritur alarmin e gjendjes së familjes shqiptare, sidomos jashtë zonave urbane të vendit.
Në emisionin “3D nga Alban Dudushi”, Çipa deklaroi se, “ky rast ka ekspozuar në vëmendjen e opinionit publik një dukuri shumë tronditëse. Në këndvështrimin tim nuk është thjesht sociale por është antropo-shoqërore”.
Sipas tij, në këtë vend ka shumë kriza por një ndër krizat më të patrajtuar është kriza morale dhe kriza e shëndetit mendor dhe kryesisht e individëve që jetojnë në periferi të vendit.
“Ky rast është një shembull për të kuptuar se çfarë ndodh me familjen tona në periferi. Kjo tregon që çfarë dimensioni real ka ky patriarkalizëm në perimetrin e jashtëm të shoqërisë urbane ”theksoi analisti Çipa.
Gjithashtu ai ngriti shqetësimin se askush nuk e merr ne vëmendje dhe nuk investohet për këtë gjë, përjashto ndonjë shoqatë shoqërisë civile që kanë ndonjë projekt.
“Kaq shumë tragjedi në këtë pak Shqipëri ”tha Çipa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




