City-Pep deri në vitin 2025: Vendosa në një sekondë

Pep Guardiola dhe Manchester City, së bashku deri më 30 qershor 2025. Klubi anglez ka zyrtarizuar rinovimin e trajnerit spanjoll edhe për dy sezone për lumturinë e tifozëve. “Ka një pjesë familjare në vendim. Në këtë rinovim të kontratës, unë kam përfshirë familjen time më shumë se kurrë, sepse tashmë kanë kaluar 7 vjet dhe do të bëhen 9 vjet në fund të kontratës së re – shpjegoi katalanasi – Nga pikëpamja sportive vendosa në një sekondë”.
Guardiola, në faqen zyrtare të Cityt, shpjegoi lidhjen e fortë që e lidh atë me klubin. “Nuk mund të jem në një vend më të mirë sepse në këto 7 vite ka pasur momente të këqija. Klubi, duke filluar me Khaldoon Al Mubarak, CEO Ferran Soriano, padyshim Txiki (Begiristain) dhe Omar (Berrada), njerëzit më të afërt me mua, mënyra se si më kanë mbështetur në këto kohë të këqija, kjo është ajo që ka vërtet rëndësi”.
“Mund të fitosh herë pas here në një klub. Kur fiton shumë, është e pamundur ta bësh pa mbështetje. Që nga dita e parë këtu, kam ndjerë diçka të veçantë. Unë i di bisedat që kam me Presidentin tonë Khaldoon dhe njerëzit çdo ditë. Unë gjithmonë kam bërë më të mirën time. E kam bërë që nga dita e parë dhe do ta bëj deri në fund”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




