Çmimet e larta, kompensim apo ulje të TVSH-së

Nuk ka të ndaluar çmimi i energjisë elektrike, ndërsa mungesa e saj në tregje i ka detyruar autoritetet të blejnë me çfardo çmimi që ofrohet. Qeveria shqiptare ka planifikuar, në buxhetin e vitit që vjen, një pjesë të konsiderueshme të tij për të përballuar sfidën e sigurimit të energjisë, duke mbështetur garancinë sovrane të bankave për kompanitë publike të sigurimit të energjisë.
Këto të fundit kanë siguruar nga ana e tyre se deri në fundin e këtij viti nuk do të ketë rritje çmimi për konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël, por nuk kanë marrë përsipër të furnizojnë biznesin e mesëm dhe atë të madh. Këto biznese do të detyrohen t’i drejtohen tregut të lirë për të siguruar energjinë që konsumojnë.
Po çfarë mund të bëjë qeveria nëpërmjet mekanizmave ligjorë e fiskalë për mbështetur konsumatorët, që nuk po përballen vetëm me një çmim të lartë të energjisë elektrike, por edhe me zinxhirin e rritur të çmimeve të prodhimeve dhe shërbimeve?
Ekspertë të ndryshëm e shikojnë zgjidhjen në subvencionimin e çmimit apo edhe në uljen e TVSH-së për prodhimet dhe shërbimet me çmime të rritura.
Lidhur me kërkesat e shprehura për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar, profesori i Ekonomisë Selami Xhepa duket se ka një tjetër propozim, që ndihmon në përballimin e krizës së çmimeve.
Kriza e energjisë dhe për pasojë edhe ajo e çmimeve duket se do të përbëjë jo vetëm debatin e ardhshëm politik, por do të kërkojë edhe axhustimin e herëpashershëm të buxhetit, jo vetëm të qeverisë, por edhe të sipërmarrjes për të përballuar efektet e pasojat që ajo sjell.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




