Çmimi i Madh i Bahreinit, Perez mbyll në vend të parë Provat

Sesioni i parë i Provave të Lira të Çmimit të madh të Bahreinit, garë e cila do të transmetohet direkt në rrjetin RTSH, i shkon S ergio Perez të Red Bull. Piloti meksikan me kohën 1.32.758 la pas veturat e Fernando Alonso-s me Aston Martin dhe Max Verstappen po me Red Bull, të cilët respektivisht ishin +0.438 dhe +0.617 sekonda më të ngadaltë.
Vetura e Ferrari-t e drejtuar nga Charles Leclerc mbylli Provat e para të Lira me kohën e pestë më të mirë 1.34.257 ndërsa piloti tjetër i skuderisë italiane, Sainz përfundoi i fundit pasi doli nga pista kur humbi kontrollin e veturës.
Sesioni i dytë i Provave të Lira të Çmimit të madh të Bahreinit nis në orën 16:00.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




