Covid-19, Franca drejt mbylljes, 46 milion njerëz në shtetrrethim

Botë | 6 vite më parë

Kryeministri francez, Jean Castex, ka njoftuar se vendi do të shtrijë një shtetrrethim brenda ditës në dhjetëra zona të tjera në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

 
Duke filluar nga mesnata e së premtes, njerëzit në zonat e prekura do të duhet të qëndrojnë në shtëpi midis orës 21:00 dhe 6 të mëngjesit. Disa aktivitete si udhëtimi për punë ose kërkimi i kujdesit mjekësor do të lejohen dhe ata që nuk i përmbahen rregullave përballen me një gjobë prej 135 €. Castex tha se nëntori do të ishte një muaj i vështirë në lidhje me Covid-19, duke shtuar se situata do të vlerësohet javën e ardhshme dhe masa më të rrepta të shtetrrethimit mund të vendosen nëse është e nevojshme. /rtsh.al

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme