Covid-19, Gjermania drejt mbylljes

Botë | 6 vite më parë

Rritja e infeksioneve nga koronavirusi duket se po çon Gjermaninë drejt një mbyllje të dytë. Paralajmërimi vjen nga kancelaria gjermane Angela Merkel.

Gjermania ka regjistruar rreth 15 000 infeksione të reja me koronavirus gjatë një periudhe 24-orëshe, sipas institutit ”Robert Koch” duke shënuar rritjen më të lartë ditore të vendit që nga fillimi i pandemisë.Kjo e çon numrin e përgjithshëm të rasteve deri tani në 449 275 dhe të të vdekurve në  10 098.

Situata e krijuar ka detyruar kancelaren Merkel të kërkojë një bllokim të lehtë të vendit duke filluar nga 4 nëntori dhe për të tërë muajin. Sipas një dokumenti, qeveria po bën presion për mbylljen e bareve dhe restoranteve nga 4 nëntori deri në fund të muajit, me përjashtime për ushqimin e gatshëm. Sipas planeve, tubimet në publik do të jenë të kufizuara në anëtarët e vetëm dy familjeve dhe turizmi i brendshëm do të ndalohet gjerësisht.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme