COVID-19/ Greqia regjistron rekord rastesh të reja, 12 persona humbin jetën

Greqi | 6 vite më parë

Greqia ka regjistruar përsëri numër rekord rastesh me COVID-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1259 raste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve  në 32752. Numri i personave që kanë humbur jetën sot nga kornavirusi është 12. Në total, prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar 593  viktima. Ndërkohë është rritur edhe numri i personave që trajtohen në terapi intensive, duke shkuar në 102.

Në Athinë numri i të prekurve në 24 orët e fundit është 295 persona, në Selanik ku popullsia është katër herë më e ulët, regjistron thuajse të njëjtin numër, 291. Në gjendje alarmi ndodhen organet shëndetësore edhe në Janine(21 raste sot) , Larisa (47 raste sot) Rodhopi (73 raste sot), Serres (55 raste sot) dhe në ishullin Hios (61 raste sot). 62 raste janë regjistruar në pikat e hyrjes së vendit (porte, aeroporte dhe kufij tokësore). Sipas specialistëve, sa më shumë që të ulen temperaturat dhe njerëzit të qëndrojnë në ambiente të mbyllura publike, aq më shumë do të ketë rritje të rasteve me COVID-19. /rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme