Covid-19, mbi 1.1 milionë viktima në botë

Botë | 6 vite më parë

Vala e dytë e koronavirusit ka rritur ndjeshëm numrin e të prekurve në gjithë botën. Mbi 42 milionë njerëz rezultojnë të infektuar në shkallë globale me covid-10. Ndërsa e kanë humbur betejën me jetën mbi 1.1 milionë njerëz në gjithë botën.

Të dhënat e fundit flasin edhe për 31.2 milionë persona që e kanë kaluar covid dhe tashmë janë shëruar. Evropa edhe Amerikanë janë kontinentet që po vuajnë më shumë shtimin e rasteve.

Në disa vende të BE-së janë rritur masat anti-covid, madje disa syresh në disa zona kanë vendosur edhe kufizim të lëvizjes, kanë mbyllur shkolla, baret, restorantet dhe kanë ndalur çdo aktivitet festiv apo edhe të sportit, për të minimizuar shtimin e rasteve.

Vendosja e maskës së detyrueshme në ambiente të hapura është bërë në shumë vende të BE-së, Ballkanit dhe Amerikës.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme