Curi krahasoi Berishën me Papën, Gjikondi: Ai është mëkatar me shumë gjynahe

Për analistin Arjan Curi i ftuar në “3D” e gjithë sjella e ish-Kryeministrit Sali Berisha , pas vendimit të GJKKO-së , nuk është surprize.
Duke e njohur karakterin politikë të Berishës, tha Curi, ishte e pritshme kjo sjellja e tij dhe gjetjes se një metode për të folur me mbështetësit e tij.
“Duke e njohur karakterin e ish-Kryeministrit Berisha ishte e pritshme kjo sjellje e tij dhe pse është në arrest shtëpie. Është një skenë klasike për karakterin politik të Sali Berishës. Ai nuk dorëzohet kurrë . Berisha dhe berishianët tashmë kanë krijuar një kult , në kuptimin e fesë. Unë kam thënë dhe tjetrën që do vi dhe martirizimi dhe kryqëzimi por deri atëherë do shikojmë nëse do të “ringjalljen” sërish Berisha”, tha ai.
Ndërsa juristja Brisida Gjikondi, ka replikuar me analistin Curi që e krahasoi ish-kryeministrin Sali Berisha me një Papat, tha se , “më vjen shumë keq që krahason Krishtin me Berishën sepse është blasfemi t bësh këto krahasime sepse Berisha është mëkatar. Është e pakrahasueshme që nja figurë mëkatare, shumë problematike dhe me aq shumë gjynahe si Sali Berisha, të krahasohet me një figurë si Papa, apo me keq me Krishtin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




