Danimarka jep leje operacionale për gazsjellësin “Nord Stream 2”

Ekonomi | 6 vite më parë

Autoritetet daneze njoftuan të enjten se kanë miratuar lejen operacionale për një tubacion nënujor, që synon të transportojë gaz natyror nga Rusia në Gjermani. Lajmin e jep ATSH duke ju referuar DPA. 
“Vendimi lidhet me komisionimin dhe funksionimin e tubacioneve “Nord Stream 2”, tha Agjencia daneze e Energjisë.
Vitin e kaluar, agjencia lëshoi ​​një leje që lejon “Nord Stream 2 AG” të ndërtojë tubacione binjake që do të kalonin 147 kilometra në barrierën kontinentale daneze, në Detit Baltik.
“Nord Stream 2 AG” kontrollohet nga kompania energjetike ruse “Gazprom”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme