DASH, Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër antikorrupsionit në botë

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka renditur ish-kreun e KED-së Ardian Dvoranin mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër antikorrupsionit në botë. Në një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit Anthony Blinken thuhet se “Siç e ka theksuar edhe Presidenti Biden, angazhimi për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien është një mision që ne duhet ta arrijmë në vendin tonë dhe jashtë saj. Unë përgëzoj përkushtimin e këtyre 12 individëve të guximshëm të cilat kanë luftuar për realizimin e këtyre idealeve. Ndërsa përmend ndër emrat e të nderuarve Ardian Dvorani.
Pas kësaj deklarate ka reaguar në rrjetet sociale edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin, është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!
“Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”.- shkruan Rama në rrjetet sociale duke ju referuar përplasjeve mes ish kreut të KED-së Ardian Dvoranit dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta, sa i përket plotësimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




