“Dashuria” për tokën bujqësore, Fatmir Meçani, fermeri që mbolli kivin në Libohovë

Sociale | 2 vite më parë

Fatmir Meçani është fermeri 71- vjeçar nga bashkia e Libohovës i cili që prej moshës 12- vjeçare trashëgoi nga i ati i tij këtë zanat.

Ai ishte i pari që mbolli frutin e kivit në Libohovë për të vijuar më vonë edhe me kultura të ndryshme bujqësore siç janë qershitë, mandarinat e të tjera.

Edhe pse në një moshë madhore, ai vijon të kultivojë kultura të ndryshme bujqësore duke bërë një punë të palodhur. Ullinjtë janë një tjetër pasion i tij për të cilët ai ma hapur edhe fabrikë përpunimi në këtë zonë.

Për produktet që nxjerr prej kulturave qe ai kultivon tashme e ka te siguruar tregun. Meçani pohon se për to kërkesat janë të larta pasi janë të gjitha bio.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme