Debate te Ligjet, opozita bllokon punimet e komisionit, shtyhet mbledhja

Ka nisur me debate e tensioni mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Deputetët e opozitës kanë bllokuar punën e Komisionit, dhe në këtë kuadër, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ndërpreu punimet duke bërë me dije se mbledhja do të zhvillohet online.
Deputetët e Rithemelimit të përjashtuar nga Komisionit i Etikës për 10 ditë, nuk u lejuan nga Garda që të futeshin në Kuvend. Disa prej deputetëve, u ngjitën nga kangjellat dhe nga dritarja dhe u futën në ambientet e Kuvendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




