Debati – Alibali: Opozita zyrtare është e padukshme. Bejko: Ne s’do shkojmë të rrihemi me grushte në Parlament

Politikë | 3 vite më parë

Nënkryetari i PD-së zyrtare, Roland Bejko ka replikuar me analistin Neritan Alibali për mënyrën se si po bëjnë opozitë deputetët e PD-së zyrtare.

“Mua nuk më duket që nismat që ka bërë PD-ja janë nisma të vërteta sepse z. Basha ka thënë që ne do të bëjmë të mundur zgjedhjen e Presidentit nga populli, do të bëjmë të mundur votimin e emigrantëve.  Janë të gjitha nisma që kërkojnë ose 3/5 ose ndryshim të Kushtetutës me 2/3 e Parlamentit. Se ku di i gjej Basha këto numra një zot e di!  Politika dhe opozita është aksion dhe PD-ja zyrtare është e heshtur,” tha Alibali.

Ndërsa n/kryetari Bejko u shpreh se nuk mund të vëmë në këtë Parlament ku ka flakadan dhe karrige kokës.  

“Nuk kemi shkuar në Parlament sepse atje është vetëm tym dhe flak dhe nesër do të shkojmë e gjithë ushtria online e Berishës do të jetë në këmbë kundër deputetëve të opozitës zyrtare.  Detyra jonë është që të bëjmë opozitë qoftë në parlament dhe qoftë me konferenca për shtyp duke bërë publik nismat tona politike.  Ju e keni parë kur u qëlluan me grusht deputetët e Berishës dhe Kreshnik Çollaku.  Dhe nuk mund të venë deputetët e PD-së dhe të hipim mbi tavolina dhe të zihemi me grusht,” theksoi Bejko.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme