Debati Trump-Biden të enjten

Kur kanë mbetur edhe 14 ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kandidatët presidencialë, Donald Trump dhe Joe Biden kanë intensifikuar fushatën e tyre. Sulme dhe akuza e distancë nga shtetet ku kanë zhvilluar fushatën. Por në datë 22 tetor, ditën e enje do të zhvillohet debate i radhës, një përballje mes tyre që do të transmetohet në televizion.
E veçanta e këtij debate është fakti se mikrofonat e Presidentit Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden do të jenë të mbyllur për disa pjesë të debatit të tyre të fundit të enjten, për t’i dhënë mundësi secilit kandidat që të përgjigjet pa ndërprerje sipas Komisionit për Debatet Presidenciale. Komisioni që është organizatori i debatit televiziv në Nashville, tha se ndryshimet ishin të nevojshme pas debatit të parë të ashpër midis kandidatëve më 29 shtator. “Ne jemi të bindur që këto veprime realizojnë ekuilibrin e duhur dhe se janë në interes të popullit amerikan, për të cilin mbahen këto debate.”, thanë anëtarët e komisionit.
Organizatorët e debatit do t’i japin secilit kandidat nga dy minuta kohë të pandërprerë në fillim të secilit segment të debatit, që do të jetë nga 15 minuta secili. “Kandidati i vetëm, mikrofoni i të cilit do të jetë i hapur gjatë këtyre dy minutave është kandidati që ka fjalën sipas rregullave,” tha komisioni. Fushata e Presidentit Trump u shpreh kundër ndryshimit, por tha se ai gjithsesi do të merrte pjesë. “Presidenti Trump është i angazhuar të debatojë me Joe Bidenin pavarësisht nga ndryshimet e minutës së fundit të rregullave nga komisioni i njëanshëm në përpjekjen e tij të fundit për të siguruar avantazh për kandidatin e tyre të preferuar ,” tha menaxheri i fushatës Bill Stepien.
Fushata e zotit Biden nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment mbi zhvillimet e fundit. Presidenti Trump e ndërpreu në mënyrë të përsëritur zotin Biden gjatë një debati kaotik dhe të acaruar më 29 shtator, dhe demokrati Biden u përgjigj me fyerje. Zoti Trump u tërhoq nga një debat i dytë i planifikuar për të enjten e kaluar mbi një mosmarrëveshje në lidhje me formatin virtual pas infeksionit të tij me COVID-19.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




