Dekreti/ Parlamenti mblidhet të hënën për ndryshimet në qeveri

Politikë | 3 vite më parë

Propozimet e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në qeveri janë që prej 5 shtatorit mbi tryezën e Presidentit të Republikës.

Emrat e ministrave të rinj u dorëzuan në Presidencë, pak pasi delegacioni presidencial shqiptar ishte nisur për një vizitë zyrtare në Kazakistan.

Sipas afateve kushtetuese, Presidenti ka kohë 7 ditë për të firmosur dekretet e shkarkimit dhe të emërimit të ministrave, ndaj po pritet që kreu i shtetit të kthehet nga Kazakistani që të firmosë emrat e 7 ministrave të rinj në kabinetin e Ramës sipas nenit 98 të Kushtetutës.  

Burimet nga grupet parlamentare i thanë RTSH-së se deputetët janë njoftuar për një seancë të posaçme parlamentare ditën e hënë më 11 shtator, që do të ketë në rend të ditës vetëm votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës.

Ditën që nisi sezoni politik, Edi Rama lajmëroi ndryshimet në qeveri, të cilat vijnë plot një vit pasi po me propozim të kryeministrit nga qeveria u largua Arben Ahmetaj dhe në vend të tij u vendos Belinda Balluku.

Gazetar: Sonila Agostini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme