Del pas 3 orësh në SPAK, Jorgo Goro: Nuk jap shpjegime për çështje në hetim

Kryetari në detyrë i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro është paraqitur ditën e sotme SPAK për t’u marrë në pyetje.
Kryebashkiaku i Himarës hyri në ambientet e Strukturës së Posaçme në mëngjesin e sotëm teksa ndaj tij janë bërë dy kallëzime penale. Një nga këto dy kallëzime është dorëzuar nga përfaqësuesit ligjorë të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur më 14 maj por që ndodhet në qeli pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve me akuzën e blerjes së votave.
Në akuzën e tij drejtuar Goros, Beleri i referohet Auditimit të KLSH-së në bashkinë e Himarës për vitet 2019-2021.
Sipas kallëzimit, janë gjetur shkelje të ligjeve prej drejtuesve të Bashkisë Himarë në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.
Pasi është marrë në pyetje për rreth 3 orë kryebashkiaku në detyrë, Jorgo Goro ka deklaruar për mediat se “nuk jap shpjegime për çështje në hetim”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




