Delvinë, 223 persona përfitojnëndihmë ekonomike
Në Bashkinë e Delvinës për shkak të papunësisë dhe pandemisë gjatë këtyre 4 muajve të pare të vitit, është rritur numri i personave dhe familjeve që kërkojnë ndihmën ekonomike. Janë rreth 223 persona që marrin këtë ndihmë ndërsa ka edhe familje të tjera që kanë bërë kërkesë pranë zyrës përkatëse për ta përfituar. Sipas punonjëses së zyrës së ndihmës ekonomike Mikela Qendro, në Delvinë janë kryesisht personat e papunë ata që kanë më tepër nevojë. “223 persona përfitojnë ndihmë konomike në bashkinë e Delvinës. Në këtë bashki ka patur një rritje të numrit të personave që vijnë dhe kërkojnë ndihmën ekonomike dhe kjo për shkak të papunësisë . Përshkak të covidit, nuk e dimë se si do të ecë situate përhapjen e bizneseve të cilat punësojnë një numër banorësh. Jemi në pritje të hapjes së sezonit turistik, që një numër I konsiderueshëm banorësh, të punësohen në këtë sektor dhe automatikisht edhe numri I personave që kanë nevojë për këtë ndihmë, të ulet”, shprehet ajo. Papunësia, por edhe mbyllja e bizneseve, ka bërë që shumë persona të mos kenë të ardhura për të mbajtur familjet e tyre .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




