Denaj me ambasadorin King-Smith: Bashkëpunim në ndihmë të njësive bujqësore në disa zona në veri

Politikë | 3 vite më parë

 Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka pritur sot në një takim pune ambasadorin King-Smith të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në fushën e bujqësisë.

Në një postim në rrjetet sociale Ministrja Denaj shkruan se “gjatë takimit diskutuam me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Tiranë, Alastair King-Smith, dhe ekipin e tij, nisjen e një bashkëpunimi të frytshëm në ndihmë të njësive bujqësore në disa zona në veri të vendit”, tha Denaj.

Ministrja bëri të ditur se, nëpërmjet projektit “New Perspectives”, u diskutua modeli i bashkimit të operatorëve për të fuqizuar ecurinë e prodhimit dhe punësimit.

“Përmes zbatimit të këtij projekti, kërkojmë të rrisim më tej fuqizimin e të rinjve dhe grave duke mundësuar një hapësirë më të qëndrueshme duke favorizuar zhvillimin në këto zona me potencial të jashtëzakonshëm”, përfundon Denaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme