Denveri feston përballë Lejkërsave, Finiks befason Golden Stejtin

Ceremonia e ndarjes të unazave nuk ka shpërqëndruar kampionët në fuqi të NBA, të cilët mundën Lejkërsat në ndeshjen e parë sezonale. Nikola Joviç rinis aty ku e la sezonin e kaluar duke firmosur një tjetër ndeshje të madhe me 29 pikë, 13 topa në tabelë dhe 11 asist. Ndeshje për tu vlerësuar bënë edhe Xhamal Mërri (21 pikë), Kentavious Kalduell-Pop (20) dhe Aaron Gordon (15). “Shumë emocione sot, por të gjitha ishin pozitive”, ishte komenti i trajnerit Malone në fund të ndeshjes. Sa i përket Lejkërsave nuk mundën që të përballonin Nagets edhe pse u udhëhoqën nga një LeBron Xhejms në formë të mirë (21 pikë, 8 topa në tabelë dhe 5 asist). Lejkërsat vazhduan mbrëmë një “traditë” të nisur në 2016-ën. Që prej vitit në fjalë kurrë nuk kanë mundur të fitojnë ndeshjen e parë të sezonit të rregullt.
Po dje u luajt edhe një tjetër ndeshje e madhe. Golden Stejt pritën në San Fransisko ekipin e Finiks Sans. Formacioni nga Arizona arriti që të mposhte katër herë kampionët e NBA edhe pse në periodën e tretë u mundën me rrezultatin e pjesshëm 40-19. Në fund të këtij takimi ishin vendimtarë lojtarë si Josh Okogie (17 pikë), Jusuf Nurkiç (14) dhe Erik Gordon (10).
Ndeshjet 25 tetor
Denver Nagets-Los Anxhelos Lejkërs 119-107
Golden Stejt Uorriors-Finiks Sans 104-108
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




