Deputetja Rudina Hajdari, nis një lëvizje të re politike

Deputetja Rudina Hajdari, ka bërë të ditur se ka nisur një lëvizje të re politike. Në facebook, ajo nuk jep shumë detaje rreth këtij projekti, por thotë se “do të sfidojë gjithë klasën aktuale politike”.
“Ju përshëndes nga zyrat e reja, ku së bashku me skuadrën po punojmë pa pushim për t’i dhënë jetë projektit të ri politik, i cili do e sfidojë gjithë klasën aktuale politike. Mos rri mënjanë, por eja dhe përfshihu, nëse beson se koha e Shqipërisë të sunduar nga 3-4 familje politike duhet të marrë fund e të nisë një epokë ku shteti i përket qytetarit, e drejta triumfon, njerëzit e ndershëm, profesionistë dhe punëtorë respektohen dhe institucionet funksionojnë”, shkruan Hajdari. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




