Devoll, rritet kërkesa për subvencionim të qirasë

Rritet numri i kërkesave të familjeve të cilët përfitojnë subvencionim të qirasë. Sipas Specialistes për strehim dhe kujdes social Ariana Hoxhallari nga janari i 2020 deri në janar 2021 numri i familjeve ka shkuar në 24. Kjo dhe për faktin se ky subvencionim me ligjin e ri bëhët 100 % nga fondet e shtetit. Sipas Hoxhallarit një problem I hasur janë dhe banesat e ofruara për qira pasi kanë parregullsi në dokumentacion.
Edhe gjatë viti që lamë pas Bashkia Devoll ju ka ardhur në ndihmë familjeve në nevojë për pagesën e qirasë por me 50% rimburisim. Tashmë ajo shkon në 100 %. Përfituesit e sunvencionit të qirasë janë kryesisht familje të komuniteteve rome e egjiptiane.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




