Dhjetori turistik në Shkodër, atmosfera dhe aktivitetet po tërheqin më shumë turistë

Shkodra padyshim këtë fundit mund të cilësohet si një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve te huaj dhe atyre vendas. Zyrat e informimit ndryshe nga vitet e shkuara po ndeshen me një numër të lartë turistësh të cilët kërkojnë informacione mbi atraksionet turistike.
Të shumtë janë turistët të cilët i gjen këto ditë dhjetori në rrugët e Shkodrës. Ata vijnë nga qytetet ndryshme, por ndajnë të njëjtën përshtypje për Shkodrën dhe zonat turiste që e rrethojnë atë, ndërsa nuk harrojnë te përmendin as ushqimin e veçantë e tradicional.
“Jam nga Turqia, po bëj një tur në të gjithë Ballkanin. Tani pas Shkodrës po nisem për në Mal të zi. Më pëlqen shumë të mësoj për kulturën, njerëzit dhe kulinarinë. E meqë po flasim përkulinarinë në Shkodër ngjajnë shumë me Turqinë gjeta ushqime shumë të ngjashme. Me pëlqen si qytet”, tha një turist.
“E vizituam Shkodrën për herë të parë, na pëlqeu shumë”, tha një turist tjetër.
Ky dhjetor ka një të veçantë, jo vetëm turistë të huaj por po shoqërohet me shtim të vizitorëve vendas dhe rajonal thonë specialistët e turizmit. Krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka rritje të turizmit në Shkodër
Shkodra është cilësuar si “trendi më i ri” ku këtë dhjetor duket se po mban një peshë të madhe turistike. Nga ana tjetër vetë Bashkia Shkodër e ka vënë fokusin drejt turizmit duke e kthyer kryeqendrën e veriut në destinacion të preferuar të vizitorëve vendas dhe të huaj.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




