Dhoma Amerikane e Tregëtisë për taksën e pronës: Të rishikohet metodologjia! Drafti rrit taksën për qytetarët!

Dhoma Amerikane e Tregtisë pak ditë më parë parashtroi qëndrimet e saj në raport me projektligjin “Për Taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, një projektligj i rëndësishme cili sjell një reformim rrënjësor të sistemit të taksimit të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.
Projektligji parashikon rritje me disa herë të tarifave krahasuar me tarifat ekzistuese, ndërkohë që ligjbëresi shprehet se relacionin e projektligjit rritja e të ardhurave do të vijë nga miradministrimi i taksës.
Sipas dhomës projektligji ka probleme thelbësore në konceptim dhe në shkrim e këtij projektligji si dhe nuk janë zhvilluar konsultimet e nevojshme për një ligj kaq të rëndësishëm.
Metodologjia për të përcaktuar mënyrën se si do të bëhet vlerësimi i bazës tatimpaguese është një tjetër aspekt i munguar.
Dhoma Amerikane e Tregëtisë konstaton se prania e dy regjistrave atij të kadastrës fiskale dhe regjistrit kadastral krijon konfuzion në projektligj.
Projketligji propozon se niveli i taksës për ndërtesat e kategorisë rezidenciale do të variojë nga 0,1% deri në 0,2% nga 0,05% që është aktualisht, për ndërtesat tregtare nga 0,15 deri në 0,25% nga 0,2% që është dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale niveli i taksës varion nga 0,15 deri 0,25% duke afruar më tej normën tatimore mes pronës banesë dhe pronës njësi tregëtare.
Gazetar Omer Saraçi
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




