Dhuna ndaj grave e vajzave, 12 mijë gra të dhunuara dhe 40 të vrara në 4 vite

Aktualitet | 3 vite më parë

Gratë dhe vajzat vijojnë të jenë në situatë të vështirë sa i përket fenomenit të dhunimit apo eliminimit të tyre nga bashkëshortët apo bashkëjetuesit.

Sevim Arbana, një nga aktivistet kundër fenomenit, thotë se situata sa vjen e rëndohet, ku në 11 muajt e parë të këtij viti janë vrarë 22 vajza e gra shqiptare, në Shqipëri dhe jashtë saj.

Arbana e sheh me shqetësim edhe mosfunksionimin e mekanizmit të referimit, i cili nëse funksionon siç duhet mund të ndihmojë më shumë viktimat e dhunës.

Por ajo ka edhe një mesazh për çdo grua apo vajzë. Nga të dhënat e grumbulluara, rezulton se, 12 mijë gra të dhunuara kanë kërkuar ndihmë në katër vite dhe 40 të tjera janë vrarë në këtë periudhë.

Nga janari deri në fund të nëntorit, vetëm në Shqipëri, janë eliminuar 9 gra e vajza në Tiranë, Gramsh, Durrës, Elbasan dhe Përmet.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme