Dhuna përmes një drame, nxënësit e shkollës “Besëlidhja” sensibilizojnë të rinjtë të denoncojnë

Dhuna dhe nevoja për denoncimin e saj, ishin pjesë e prezantimit nga nxënësit e shkollës “Beselidhja” në Lezhë për bashkëmoshatarët e tyre, prindërit e mësuesit.
Ata sollën një tablo të plotë të kësaj drame që shfaqet në familje, shkollë e shoqëri si një plagë që duhet të shërohet me përfshirjen e të gjithëve dhe që prek drejtëpërdrejtë edhe fëmijët. Për mësuesen Alketa Bejtja, kjo situate tek fëmijët nuk duhet ‘u lihet vetëm përmes trajtimit në shkollë.
Ajo çfarë kërkohet është ndërgjegjësimi për të denoncuar dhunën duke u larguar nga steriotipi i trashëguar për të heshtur.
Skenari i dramës që u vu në skenë, fjalët e përdorura dhe mesazhet e përcjella ishin hartuar nga vetë nxënësit e shkollës “Besëlidhja”.
Gazetar Heriselda Dyrmishi
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




