Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve, Kurti takohet në Bruksel me Vuçiq

Kosovë | 3 vite më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) janë takuar sot (14 shtator) në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve.

Kurti dhe Vuçiq do të zhvillojnë takime të ndara me diplomatët europianë, ndërsa më pas do të mbahet dhe takimi i përbashkët mes Kryeministrit të Kosovës, presidendit serb, kryediplomatit të BE-së, Josep Borell dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak (Lajcak), ku diskutimet për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd pritet të jenë në fokus të bisedimeve.

Bëhet me dije se takimi Borrell dhe Lajçak me Vuçiqin ka mbaruar, ndërsa në zhvillim e sipër është takimi i tyre me Kurtin. Takimi trepalësh pritet të mbahet në orën 11:00.

Takimi i sotëm mes Kurtit dhe Vuçiq është i pari që nga protestat e dhunshme të serbëve lokalë ndaj forcave policore të Kosovës dhe KFOR, duke kërkuar largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri.

Në takimin e sotëm pritet të diskutohet për tensionet dhe gjetjen e rrugës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme