Digjitalizi në Bujqësi, qeveria me mbështetjen e Japonezëve po synojnë zgjerimin e financimit në sektorin rural

Ekonomi | 5 vite më parë

Qeveria shqiptare po përgatit përfshirjen financiare të familjeve të vogla në kuadër të digjitalizmit në bujqësi. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delinda Ibrahimaj tha se projekti  ka kontribuar me sukses në përmirësimin e përfshirjes financiare të familjeve të vogla rurale në Shqipëri.

Ndërkohe ambasadori japonez në Shqipëri tha se ndër vite, është ndjerë bashkëpunimi ekonomik me   Qeverinë japoneze nëpërmjet ndihmave dhe kredive, granteve dhe bashkëpunimit teknik.

Ekonomia shqiptare bazohet në një segment të madh të bizneseve bujqësore dhe familjare dhe 45% e popullsisë banon në zonat rurale. Shkalla e përfshirjes financiare në Shqipëri është e ulët.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme