Diplomat e dyfishta me Italinë, zv.rektori i Universitetit Bujqësor sqaron përfitimet

Sociale | 3 vite më parë

Diplomat e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë njohur historikisht në Europë, madje edhe përtej Oqeanit, por që prej një viti ky universitet, në kuadrin e ndërkombëtarizimit,  ka arritur të bëjë të mundur edhe futjen e Diplomave të dyfishta me Univesitetin e Tuscia-s në Viterbo të Italisë për tri programe studimi shumë të kërkuara për tregun.

“Ne kemi arritur vitin e fundit që të bëjmë të mundur ofrimin e 5 diplomave duale, (të dyfishta) me Universitetin e Tuscia-s në Itali. Nga këto 3 janë Bachelor, të cilat janë relevante edhe për maturantët që kanë aplikuar tashmë për t’u regjistruar në ciklin bachelor të studimeve. Është fjala për diplomën Bachelor të arkitekturës së peizazhit, të teknologjisë ushqimore dhe inxhinierisë pyjore,” thotë Ilir Kapaj, zv.rektori i UBT-së.

Por çfarë është një diplomë e dyfishtë dhe si mund të përfitohet nga aplikantët që duan të regjistrohen këtë vit në këto degë?

“Një student që zgjedh të regjistrohet në këto programe studimi mund të marrë dy diploma, një nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe një nga Universiteti i Tuscia-s në Viterbo të Italisë, sigurisht duke shkuar e duke bërë një semestër në Viterbo. Është një mundësi fantastike, sepse çdo lëvizje në kuadër të diplomave duale është e mbështetur financiarisht nga të dyja universitet,” shprehet Kapaj.

Diplomat e dyfishta falë marrëveshjes më këtë universitet janë të mundura në fushën e Biologjisë mjedisore në Bachelor me Universitetin e Tiranës, në Inxhinerinë Pyjeve dhe të mjedisit me UBT, dhe në Inxhinierinë Mekanike me UPT.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme