Diskriminimi, palët e dëmtuara përdorin vendimet e Komisionerit për të kërkuar dëmshpërblime

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxiti përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të paraqesin rastet e diskriminimit që hasin gjatë punës së tyre në terren. Gjatë një takimi që zhvilloi me ta, Komisioneri Robert Gajda tha se është e vetmja mënyrë për të rritur presionin ndaj institucioneve.
Komisioneri u shfaq i pakënaqur nga qëndrimet e mbajtura nga Kuvendi në raport me rekomandimet për ndërhyrje në legjislacion.
Komisioneri për mbrojtjen nga Diskrimini ka në kompetencat e tij rekmandimet dhe marrjen e masave administrative. Ndërkohë që vendimet e tij po përdoren nga palët e diskriminuara edhe në procese gjyqësore.
Përfaqësues të shoqërisë civile ndan raste të diskriminimit, duke nisur nga mungesa e aksesueshmërisë në institucionet publike.
Gazetare: Albana Agolli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




